Karry Katona pret fëmijën e saj të pestë
Karry Katona në një intervistë ekskluzive është shprehur se është në muajin e tretë të shtatëzanisë, duke pritur fëmijën e saj të pestë.
Fillimisht, ylli 33-vjeçar e cila është nëna e 4 fëmijëve, u martua me Brian McFadden, me të cilin ka dy vajza, 12-vjeçaren Molly dhe 10-vjeçaren Lilly Sue.
Por kjo martesë zgjati vetëm dy vite, duke përfunduar në 2004, pasi Brian ra në dashuri me këngëtaren australiane Delta Goodrem.Më pas ajo u martua me Mark Croft në vitin 2007, me të cilin po ashtu ka 2 fëmijë të tjerë, 6-vjeçaren Heidi dhe 5-vjeçaren Max, martesë kjo e cila përfundoi në vitin 2010.
Në intervistën e dhënë, Karry shpjegoi se ndihej një person vërtetë më fat dhe ishte shumë e lumtur për të gjitha gjërat e bukura që janë duke i ndodhur.Fëmija i cili pritet të vijë së shpejti në jetë, mësohet se është i të fejuarit të saj momental, George Kay, i cili ka kaluar 3 vite e gjysmë në burg .
Historia e Karryt dhe George e ka pikënisjen e saj shumë vite më parë.Ata në fillim ishin vetëm miq, por kur Karry mbushi 17-vjeç, miqësia e tyre u kthye në një romancë, e cila gjithashtu nuk zgjati për shumë kohë.Miqësia disa vjeçare dhe peripecitë e ndryshme në jetë, i kanë ribashkuar përsëri çiftin, por kësaj rradhe me synimin për të mos u ndarë më.