Apple prezanton "iPhone për të varfërit"
Pas shumë muajve thashetheme intensive, rrjedhje dhe spekulime, Apple paraqiti dje në selinë e saj në Cupertino në Kaliforni, armët e saj të reja - iPhone 5S, dhe iPhone 5C plastik dhe të lirë - të cilat do të jenë përgjigja e saj për përpjekjet mbreslënëse të Samsung në tregun e "telefonave të zgjuar."Tim Cook tha se këtë mbrëmje do të prezantohen "shumë gjëra interesante", por ai nuk harroi të theksonte më parë se si i shkuan gjërat Apple, me iTunes : «20 milion njerëz aplikuan për biletat pa pagesë te iTunes Music Festivals »tha ai.Sa i përket sistemit operativ iOS7, Tim Cook parashikoi se Apple muajin e ardhshëm do të prodhojë 700000000 celular me këtë softuer. iOS7 do të jetë kompatibil me pajisjet iPhone 4 dhe iPad 2 dhe sigurisht edhe me më të rejat.Në prezantimin e 2 iPhone-ve të rinj, Tim Cook bëri të qartë se hedhja në treg e dy modeleve të reja nuk do të ulë çmimin e iPhone 5. "IPhone 5 do të zëvendësohet nga dy modele të reja," tha ai.
Në fillim u bë prezantimi i iPhone 5C. "Është dizajn i ri dhe shumëngjyrësh," tha Phil Schiller, kreu i Divizionit të Marketingut të Apple, i cili mori përsipër prezantimin.Çmimi i iPhone 5C, do të jetë relativisht i lirë në krahasim me modelet e mëparshme pasi ai është plastik: Versioni 16 GB memorie do të kushtojë 99 $, kur shoqërohet me një kontratë dy-vjeçare.iPhone 5S do të jetë smartphoni i ri i teknologjisë së lartë, pas epokës së Steve Jobs të Apple. Ai do të qarkullojë në tre ngjyra.: Ari, argjendi dhe karboni.
Do të kenë një çip inovativ A7, i cili, sipas testeve laboratorike, ka dyfishin e shpejtësisë të mikroprocesorëve të brezit të mëparshëm. Rezultati është shpejtësia e grafikës të jetë dy herë më e shpejtë.iPhone 5S do të jetë i pajisur me një skaner për gjurmët e gishtave dhe ka një kapacitet të madh të të dhënave - deri në 128GB -, por do të ketë të njëjtën madhësi dhe formë si iPhone 5Thashethemet rreth asaj se çfarë do të paraqitej mbrëmjen e djeshme në Kaliforni, nuk kanë pushuar dhe kanë mbajtur të ndezur interesin e publikut dhe të investitorëve - Aksionet e Apple, të Hënën u mbyllën më lartë, afër 508 Dollarë.Mediat ndërkombëtare kishin parashikuar se dje Apple nuk do të paraqeste vetëm modernin 5S, por edhe një model shumë më të lirë, 5C, i cili do të jetë në shënjestër të tregjeve në zhvillim dhe një klientele shumë të varfër -. Do të mund ta mbajë në duar një aziatik apo një afrikan me të ardhura shumë më të pakta.Depërtimi i Apple në tregjet e pashfrytëzuar deri tani, konsiderohet nga shumë analistë si një pikë kyce për kompaninë, e cila pa aksionet e saj, të humbisnin 28% të çmimit të tyre, pasi shitja shumë shtrenjtë e iPhone 5 dhe iPad të rinjë morri të tatpjetën.