Scarlett Johansson dhe Romain Dauriac, shëtitje romantike në Paris
Nuk ka kaluar shumë kohë që nga shpallja e fejesës së aktores bukuroshe bjonde, Scarlett Johansson dhe francezit Romain Dauriac, dhe ata kanë nisur të shëtisin nëpër botë duke shijuar çdo moment që kalojnë nën shoqërinë e njëri- tjetrit.
Së fundmi, çifti janë parë në kryeqytetin e Francës, Paris, duke darkuar në një restorant luksoz.
Ata ishin pjesë e një darke së bashku me disa miq, me të cilët pasi darkuan u përshëndetën për të vazhduar një shëtitje.
Aktorja u shfaq e veshur në një mënyrë jo vetëm modern, por edhe shumë tërheqëse.
E veshur me pantallona të zeza, xhup dhe çantë lëkure, Scarlett dhe Romain, shëtitën për pak kohë në këmbë për të hipur më pas në motoçikletën e tij.
Të pajisur me dy me kaska mbrojtëse, vazhduan pjesën e mbetur të natës së bashku duke shëtitur.


