Hiqet si shtatzënë, policia i zbulon kokainën në bark

Korrierët e drogës në Kolumbi rivalizojnë njëri-tjetrin për nga imagjinata, pasi një shtetase kanadeze me një shtatzëni të rremëu kap në flagrancë në Bogota me barkun e mbushur me kokainë.Punonjësja sociale 28-vjeçare nga Torontoja, u ndalua në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit kolumbian gjatë një kontrolli nga një oficere policie e forcave të antidrogës, e cila zbuloi dy kilogramët e kokainës të fshehura pas njëfarë xhepi gome.Autoritetet e Kolumbisë, prodhuesi më i madh në botë i kokainës së bashku me Perunë, ndalojnë rregullisht korrierë droge të cilët përpiqen ta kalojnë atë drejt SHBA-së, Meksikës, Spanjës ose Tajlandës.Teknikat për kalimin e drogës janë të shumëllojshme, që prej valixheve deri tek kompjuterat, librat, parfumet ose këpucët. Në maj, policia ndaloi tre trafikantë të maskuar si fetarë. Më të papërgjegjshmit arrijnë madje të gëlltisin kapsula kokaine duke rrezikuar jetën e tyre.