Catherine Zeta-Jones, vuan ndarjen nga Michael
Duket sikur nuk ka ngelur më asgjë nga aktorja joshëse, përpara bukurisë të së cilës, përkuleshin të gjithë meshkujt në botë.
Kamerat kanë arritur ta fotografojnë aktoren Catherine Zeta-Jones, të veshur me të zeza, me një cigare në dorë, duke ecur në rrugën afër një Kishe në Konektikat.
43-vjeçarja pjesën më të madhe të kohës e kalon e vetmuar, duke u përpjekur të të kalojë fazën e vështirë të ndarjes nga bashkëshorti i saj, Michael Douglas.
Por ashtu siç shihet edhe në foto, tani për tani nuk ka vendosur të ndahet akoma të paktën nga unaza e saj e martesës.
Ndërsa për sa i përket Michael Douglas, në daljen e tij të fundit, kur u pyet nga fotografët në lidhje me këtë temë, u përgjigjë se martesa e tyre shkonë shumë mirë dhe se ndarja është e përkohëshme.
