Katy Perry, jep detaje jep detaje për klipin e saj "Roar"
Këngëtarja Katy Perry e cila vetëm 4 ditë më parë ka publikuar klipin e saj më të fundit "Roar" që numëron mbi 36 milion klikime, ka vendosur të mos mungojë në koncertin e të dashurit të saj, John Mayer. Ky concert u zhvillua në Palm Beach të Floridas dhe ajo e cila u vu re ishte dhe numri i madh i fansave të këngëtarit për ta parë më nga afër.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte Katy e cila nuk qëndroi në fillim të turmës, por ndodhej në një pjesë jo të dukshme të skenës, duke shijuar dhe dëgjuar çdo këngë të John me shumë vëmendje.
Pak kohë pasi këngëtarët bënë një duet së bashku të titulluar "Who You Love", John gjeti rastin të pranonte se ai tekst ishte shumë domethënës si për të, ashtu dhe për Katyn.
Pas ndarjes disamujore të çiftit dhe pas bashkëpunimit që bënë, John pranoi se u përpoq të qëndronte i vetëm pa partneren e tij, por pas pak kohësh kuptoi se nuk mund të qëndronte i vetëm dhe kishte nevojë për të.
Por John Mayer nuk ka qenë i vetmi i cili ka bërë me dije detaje rreth muzikës dhe jetës së tij personale. Pas publikimit të "Roar", Katy veproi në të njëjtën mënyrë.
Ajo shpjegoi se kjo këngë është shkruar gjatë periudhës së tyre të ndarjes dhe shtoi : "Vargjet e kësaj kënge janë shkruar gjatë periudhës kur unë e gjeta veten larg personit të zemrës. Gjendja ime emocionale nuk ishte e mirë dhe isha shumë e lënduar. Por më pas kuptova se duhej të tregosha e sinqertë me veten dhe të mendoja në mënyrë më të kthjellët. Është e thjeshtë të fajsojmë partnerin pas përfundimit të lidhjes duke thënë se ishte i gjithë faji i tij, por Jo ! Unë nuk e përjashtova mundësinë se mbase 50 % e fajit mund të kishte qëndruar edhe në mënyrën se si unë isha sjellë."