West dëshiron edhe një fëmijë me Kimin

Reperi 36 vjeçar Kanye West dëshiron të ketë edhe një fëmijë tjetër me të dashurën e tij,Kim Kardashian.Edhe pse e dashura e tij lindi vajzën e tyre, North West, në muajin qershor, reperi është duke tentuar që të bind yllin televiziv për të zgjeruar familjen e tyre në të ardhmen e afërt, por Kim dëshiron që të kthejë në formë trupin pas lindjes së vajzës.“Kim është duke u fokusuar që të kthejë në formë trupin pas lindjes. Por Kanye e ka këshilluar Kimin që të tentojnë për një bebe tjetër sepse nuk dëshiron që fëmijët e tij të kenë dallim të madh në moshë.Kimi sidoqoftë, as që dëshiron të mendojë për nëntë muaj të tjerë dhe i ka thënë Kanyes që ajo dëshiron të kthejë në formë trupin” ka thënë një burim për revistën britanike “Closer”.