Jessika Biel kthehet në Jessika “Timberlake”
Kanë kaluar 11 muaj që nga dita kur Justin Timberlake dhe Jessica Biel u martuan në Itali.
Ceremonia ishte e përbërë vetëm nga miqtë e ngushtë dhe familjarët, por sipas burimeve ishte diçka e cila mund të cilësohet si madhështore. Çifti të cilët kishin një romancë për 5 vite, pasi lidhën jetën kanë dhënë intervista të shumta në të cilat kanë treguar se ndihen të lumtur dhe dashuria e tyre është po e njëjta.
Vetë krijuesi i hitit "Mirrors" këngë kjo e cila në MTV u vlerësua me një sërë çmimesh, ka deklaruar se ndihej shumë i lumtur. Ai shpjegoi me bindje se është mirë të martohesh me miken tënde të ngushtë ose të thënë më saktë me miken tënde më të ngushtë.
Sipas fjalëve që tha, ai la të nënkuptohej se më shumë se një partnere dhe femër për të cilën ndihej krenare, Justin kishte në krahë jo vetëm gruan e tij por një mike së cilës ishte i gatshëm t`i besonte gjithçka.
Por edhe pse Jessica kishte thënë se dëshironte të ndërronte mbiemër, tashmë pas një viti kjo është diçka zyrtare.
"Edhe pse mbiemri i saj professional do të jetë gjithnjë Biel , në çdo dokument ajo rezulton Jessica Timberlake "- ka shtuar një burim për "Life & Style".
