Harry Styles në një romancë me Cara Delevingne?

Ka kaluar një kohë e gjatë që nga fjalët e përhapura për një romancë të mundshme midis Harry Styles dhe Cara Delevingne, gjatë vitit të kaluar.Ata vazhdojnë të provojnë se artikuj të ndryshëm të gazetave ose revistave nuk janë gabuar. Thashethemet nisën të përhapeshin menjëherë pasi Harry u pa të mbështeste Carën në një sfilatë "Burberry", që ajo po bënte, ku këngëtari u vu re të ishte ulur në rreshtin e parë. Por të dy i mohuan këto zëra.Tashmë ata u fotografuan duke parë një teatër gjatë javës së kaluar, "Book Of Mormon" në Londër , dhe më pas u vu re se ata ndanë dhe shumë të qeshura së bashku.Një burim ka siguruar se Harry ka pasur dhe ende vazhdon të ketë një pëlqim shumë të madh për të. Ky pëlqim e ka pikënisjen që 3 vite më parë, kur u prezantuan, por miqtë e Harryt kanë qenë ata të cilët janë përpjekur për ta bindur të mos mendojë të krijojë asnjë marrëdhënie me të.Dhe pas romancës me Taylor Swift çdo dyshim për ta, nisi të zhdukej. Së fundmi një burim ka shtuar se çifti ka pasur afrimitete dhe largesa të ndryshme, por asnjëherë një lidhje të vërtetë.Pavarësisht se ata përpiqen të shfrytëzojnë çdo moment nën shoqërinë e njëri-tjetrit, mendohet se marrëdhënia që kanë vendosur të kenë do të vazhdojë të mbetet e tillë. Këto konkluzione dolën edhe  pas një deklarate që Cara ka bërë lidhur me djemtë : "Jam e lodhur nga djemtë. Ata janë shumë të mërzitshëm".