Gjiganti i detrave
Turanori është katamarani (anija) më i madh, lëvizja e të cilit mundësohet nga energjia diellore.
Teknologjia “e gjelbër” ka pushtuar pothuajse çdo aspekt të prodhimit. Në fushën e transporteve, zgjidhjet më miqësore me ambjentin, e sjellin modelet e integruara që lëvizin me ndihmën e energjisë së rinovueshme.
Në transportin detar, një gjigant miqësor me ambjentin, është asistenti i përsosur shkencor, edhe pse pak e dinë ekzistencën e tij. Bëhet fjalë për “Turanor Planet Solar”, një katamaran i madh i mbuluar me panele diellore, pasi “ushqehet” ekskluzivisht nga energjia diellore.
“Turanori” është "fëmija shpirtëror" i ekologut Raphael Domjam, që "solli në jetë" kompania “LOMOcean design” nga Neë Zelanda e re dhe u ndërtua nga kantieri gjerman “Knierim Yachtbaut”. Katamarani ishte gati në vitin 2010. Gjatësia e tij arrinë në 35 metra dhe ka një gjerësi prej 23 metra, ndërsa pesha e tij arrinë në 95 ton.
800 panele diellore, karikojnë bateritë e mëdha "të fshehura" në brendësi të skafit dhe vënë në lëvizje dy motorë elektrikë. Kur janë të karikuar plotësisht, mjaftojnë për ti “ushqyer” motorët për 72 orë, por pa e lejuar anijen të kapi shpejtësi të mëdha.
Natyrisht që këto që thamë më lart, e bëjnë “Turanorin” të papërdorshëm për shfrytëzim komercial. Megjithatë, ai është shumë i vlefshëm për kërkime shkencore. Kjo për shkak se ai nuk ndot mjedisin, duke lejuar shkencëtarët ta përdorin atë për marrjen e mostrave të ajrit dhe të ujit, të cilat nuk janë të kontaminuara.
