Nicole Scherzinger, Iibashkohet VIP-ave që kërcejnë "Twerk"

Këngëtarja Nicole Scherzinger, ka vendosur të bëjë pak pushim pas ngarkesës së saj në X-Factor, duke shijuar bregdetin e mrekullueshëm të Kalifornisë. Fillimisht ajo vendosi të tërhiqte vëmendjen me linjat e saj, të cilat janë të dëshiruara nga shumë femra, e më pas me një kërcim "Twerk".Bukuroshja hawaiane mbante veshur një palë bikini me viza të bardha dhe të zeza dhe një kapele të kuqe. Nicole dukej në formën e saj më të mirë, edhe pse pa make up. E shoqëruar nga disa mikeshat e saj, 35- vjeçarja nisi të kërcente "Twerk", një kërcim ky i cili u ka ardhur në ndihmë shumë personave të famshëm për tu kthyer në qendrën e vëmendjes.Krahas fotove mahnitëse të saj, këngëtarja ka postuar dhe një status në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”, ku kishte shkruar : "Një ditë e thjeshtë dhe normale në plazh, derisa skuadra jonë e vajzave të filloi të kërcejë pak “Twerk".Së fundmi, mësohet se këngëtarja në një intervistë të dhënë, ka detajuar gjithçka lidhur me ish të dashurin e saj, garuesin e famshëm, Lewis Hamilton, për  të cilën dukej më e vendosur se kurrë, jo vetëm në përgjigjet që jepte por edhe për të mos ju rikthyer më romancës së saj të dikurshme. Edhe pse Lewis është përpjekur ta bëjë përsëri për vete ish të dashurën e tij, me të cilën kishte krijuar një lidhje 5-vjeçare, duket se për të do të jetë një mision i pamundur.Nicole e cila është përpjekur të jetë gjithnjë të jetë e sinqertë në marrëdhënien e saj me publikun, ka pranuar dhe pjesën e saj të fajit duke thënë :"Edhe pse të gjithëve na ndodh të kemi momente të errëta ose ditë jo të mira në jetën tonë, unë përsëri përpiqem të mos jemë pjesë e tyre".