Miley Cyrus hedh në treg klipin e saj të parë nudo

Tashmë emri  i këngëtares Miley Cyrus, është i njohur për talentin e saj në muzikë dhe aktrim. Pas famës së fituar nga seriali për adoleshentët "Hannah Montana",  Miley bëri një pauz të gjatë për tu rikthyer vrullshëm, por kësaj rradhe ndryshe.Këngëtarja u pa me ndryshime drastike në look dhe sjellje. Ajo preu flokët dhe filloi të linte pas rolin e vajzës së ëmbël adoleshente, për tu kthyer në një 20-vjeçare së cilës nuk i intereson opinioni i audiencës dhe është e aftë të bëjë gjithçka për pak vëmendje.Pas publikimit të klipit të saj të fundit "We Cant Stop", Miley nisi të lakohej sërish nga publiku dhe kjo gjë duket se i pëlqeu, pasi këngëtarja vendosi "të linte një histori brenda MTV" (siç ajo e quan )me një performancë dhe veshje, të etiketuara nga shumë persona dhe revista me epitete jo të hijshme.Vajza e këngëtarit të famshëm Billy Ray Cyrus, në një intervistë të dhënë vetëm pak kohë më parë, ka theksuar se ndihej e lumtur që në MTV ajo la një histori, duke e krahasuar veten me divat e muzikës Pop, siç janë Madonna dhe Britney Spears, të cilat shkëmbyen një puthje në 2003 duke e kthyer në ngjarjen e vitit.Por zhurmat e krijuara për të dukej se ende nuk ishin të mjaftueshme. Së fundmi ajo ka hedhur në treg klipin e saj më të ri i cili quhet "Wrecking Ball" ose i përkthyer ndryshe "Sfera shkatërruese".Në këtë klip Miley shfaqet në skena të ndryshme, ku ajo që i kryeson të gjitha, është pjesa ku ajo është ulur mbi "Sferën shkatëruese" tërësisht e zhveshur.Ajo që vihet re është se këngëtarja pavarësisht se është përpjekur të performojë e lirshme, në çdo moment shfaqet duke mbuluar pjesët e saj intime.Kjo këngë është e shkëputur nga albumi i katërt "Bangerz", por i pari që ajo shfaqet me stilin e ri të saj.