Kelly Osbourne, look mahnitës në dy evenimente
Kelly Osbourne ka shkëlqyer në dy evenimente të rëndësishme.
Fillimisht ajo së bashku me të fejuarin e saj Matthew Mosshart, ju bashkuan sfilatës së zhvilluar në New York, në të cilat prezantoheshin krijimet e reja të stilistit Zac Posen.
Ajo dukej rrezëllitëse me fustanin e saj ngjyrë smeraldi, një xhaketë të zezë dhe çantë të bardhë. Ky fustan ishte dizenjuar në një mënyrë të tillë që të tregonte format e këngëtares.
Pasi ndoqi sfilatën me vëmendje, Kelly ndahu dhe disa foto me mikeshat e saj të famshme, tek të cilat mund të rendisim Molly Sims, Christina Hendricks dhe Stacy Keibler.
Në vetëm fare pak kohë pas kësaj sfilate, Kelly nxitoi të bëhej pjesë e një tjetër evenimenti, por kësaj here të DKNY. Këngëtarja u shfaq me një fustan të errët me ngjyra të ndërthurura në mënyrë perfekte.
Një pjesë të vëmendjes e rrëmbeu dhe këngëtarja shqiptare, Rita Ora, pas një performance të shkëlqyer me të cilën Kelly nuk humbi rastin të shkrepte një foto në prapskenë, ku të dyja pozojnë në mënyrë qesharake.
Tek DKNY këngëtarja 28-vjeçare e cila është e bija e rokerit të famshëm Ozzy Osbourne dhe anëtares së jurisë të X-Factor Sharon Osbourne, u pa të shoqërohej edhe me Bella Thorne.

