Identifikohet një pikturë e re e Van Goghut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2013, 23:00
Një pikturë e panjohur më parë e Vincent van Goghut është identifikuar nga Muzeu Van Gogh në Amsterdam.
Sunset at Montmajour, e cila përshkruan pemët, shkurret dhe qiellin, ka kaluar vite në nënçatinë e një koleksionisti norvegjez, të cilit i është thënë se vepra nuk është e mjeshtrit holandez. Ai e ka blerë atë në vitin 1908.Muzeu ka thënë se piktura është vërtetuar nga letra, stili dhe materialet fizike që janë përdorur.Kjo është piktura e parë e plotë e Van Goghut që zbulohet qe në vitin 1928.