Askush nuk tha se unë jam perfekte!

Sapo dëgjojmë emrin e këngëtares Tulisa e para gjë e cila na vjen nëpërmendje janë bëmat e saj. Fillimisht ajo publikoi biografinë duke u përpjekur të tërhiqte publikun më në brendësi të saj, pasi shpesh është kritikuar për mënyrën e të sjellurit.Pak muaj më vonë ajo u arrestua për konsumim të lëndëve narkotike dhe jo vetëm. Përveç konsumit u bë me dije se mbante dhe një sasi të konsiderueshme të tyre me vlerë 800 dollarë. Pas kalimit të gjendjes depresive ajo ju rikthye intervistave të shumta, duke u përpjekur të ngrinte sërish imazhin e saj, në pozicionin e dikurshëm.Së fundmi këngëtarja është parë në veri të Londrës në Trent Park Equestrian Centre , ku ka shkuar për të kalëruar. Ajo e cila tërhoqi vëmendjen ishte kanotierja e Tulisës , mbi të cilin gjendej një shkrim ku thuhej :"Askush nuk tha se unë jam perfekte!" . Me një kanotiere blu dhe pantallona të shkurtra të bardha, të cilat e ndihmonin goxha për të nxjerrur në pah linjat perfekte të saj, Tulisa ka kaluar ore të tëra në clubin e hipizmit.Me një bluzë të kuqe, streçe dhe çizme të zeza, Tulisa Contostavlos ka shijuar një pasdite të gjatë, nën kënaqësinë që të ofron hipizmi. Duke i kërkuar ndihma të shpeshta instruktores, ajo ka arritur të perfeskionoje dijet e saj lidhur me kuajt.