Beyonce feston 32-vjetorin me Jay Z & Blue Ivy
Dita e mërkurë e kësaj jave, ishte shënuar si një ndër ditët më të bukura për këngëtaren Byeonce, e cila festoi 32 vjetorin e saj së bashku me familjen dhe disa miq të mire. Beyonce zgjodhi pikërisht bregdetin italian për të festuar ditën e saj të veçantë në një jaht luksoz. Këngëtarja shndërriste me bikinit e ndërthurura , midis ngjyrës së kuqe dhe vizave bardhë e zi. Ajo u fotografua së bashku me bashkëshortin e saj rapperin me famë botërore Jay Z, duke u përpjekur të shfrytëzonin çdo minute, nën shoqërinë e tyre dhe të pranishmëve të tjerë.

Në njërën foto çifti shfaqet duke u hedhur nga jahti për tu zhytur e më pas për të notuar. Jay Z dhe bashkëshortja e tij kanë ndarë shpesh përqafime mes tyre, duke lënë të kuptohej se ende vazhdojnë të jenë po aq të dashuruar sa vite më parë. Një nga shoqërueset e tyre ishte dhe vajza e vogel 1-vjeçare Blue Ivy Carter, e cila kishte nisur të hidhte hapat e saj të para. Pavarësisht se numri i madh i të ftuarve ishte i konsiderueshëm, çifti nuk e neglizhuan prezencën e vajzës së vogël. Në disa foto ata shfaqen duke e mbajtur në krahë dhe duke i treguar pamjen përreth.


Krahas kënaqësisë që i dhuron ndjesia e të qenurit prindër, Beyonce dhe Jay Z u pane të shkrepnin disa foto në njerën prej të cilave rapperi shfaqet me një cigare puro dhe në një tjetër shfaqet diva e muzikës pop duke pozuar gjysmë e shtrirë. Momenti final ishte ai gjatë të cilit ata hapën shampanjën e tyre gjigande të artë, me të cilën shkëmbyen edhe disa foto.
