Katie Holmes braktis stilin e veshjes
Sapo përmendim emrin e aktores Katie Holmes, e para gjë që na vjen nëpër mend është martesa e saj e dikurshme me të famshmin Tom Cruise. Ajo që është vënë re është se menjëherë pas ndarjes me ish bashkëshortin e saj Katie është fotografuar me një look i cili lë shumë për të dëshiruar.Ajo është parë shpesh e veshur me rroba tej mase të thjeshta, e pa kombinuar dhe më tepër veshje sportive, ato mund të klasifikohen si veshje të zgjedhura pa shije.
Por nëna e Suri Cruise pak ditë më parë arriti të habiste të gjithë fotografët me lookun e saj. Gjatë asaj dite të nxehtë Katie u pa e veshur me një këmishë bardh e zi transparente, tej mase moderne dhe pantallona të zeza të shkurtra të cilat nxirrnin në pah këmbët e saj të tonifikuara.
Ndryshimi i aktores nuk qëndronte vetëm tek veshja, pasi ajo këtë here u pa e pashoqëruar nga vajza e vogël Suri së cilës i kushton vëmendjen maksimale. Katie e shoqëruar nga shoqja e saj e ngushtë, ka kaluar një ditë të gjatë në Manhatan duke e mbushur plot me aktivitete të ndryshme.