McCain: Për Sirinë, nuk ka zgjidhje të mirë

Senatori amerikan, John McCain duke folur për intervenimin e mundshëm ushtarak në Siri, ka thënë se ai e kupton shqetësimin e amerikanëve për të nisur një luftë të re."Unë e kuptojë skepticizimin tuaj. Unë e kuptojë shqetësimin tuaj për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në një konflikt tjetër ashtu siç u përfshimë në Irak duke i thënë popullit amerikan se Sadam Hysseini ka armë të shkatërrimit në masë, që në fakt ishte edhe arsyeja e përkushtimit të gjakut dhe pasurisë tonë amerikane dhe kjo më pas doli që nuk ishte e vërtetë”, ka thënë McCain në Phoenix, Arizona."Ka rreziqe, mirëpo në këtë rast nuk ka një opsion të mirë. Nëse do e kisha një opsion të mirë për ju, do t’iu tregoja saktësisht se çfarë është ai”, ka thënë më tej, McCain.