Boehner refuzon të takojë delegacionin rus
Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, refuzoi një kërkesë nga diplomatët rusë, të cilët shpresonin të lobonin drejtpërdrejt në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të ndalur nismën e presidentit Barack Obama për sulme ushtarake në Siri.“Folësi i Dhomës refuzoi një kërkesë të Ambasadës ruse, që ftonte atë të takohej me një delegacion të tyrin”, tha zëdhënësi i Boehner, Michael Steel.Një zëdhënës i Ambasadës ruse në Washington tha për CNN, të mërkurën, se diplomatët dërguan një kërkesë zyrtare drejt liderit të Kongresit, për t’u takuar me të në “Capitol Hill”.“Jemi duke planifikuar vizitën, - tha zëdhënësi i ambasadës për CNN. - Por, nuk mund t’iu themi kohën e saktë, gjithsesi bëhet fjalë për javën e ardhshme”. Ndërkohë, në Moskë është ende duke u diskutuar se cilët do të jenë ekzaktësisht pjesë e këtij delegacioni.Zëdhënësi i ambasadës tha se vetëm parametrat e përgjithshme janë fiksuar deri më tani, ku përfshihet fakti që në të do të bëjnë pjesë anëtarë të të dy dhomave, e lartë dhe e ulët, të parlamentit të Rusisë, dhe se ata synojnë të takohen me senatorët dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve nga të dyja partitë politike.Rusia, një aleat i Sirisë dhe një partner tregtar i rëndësishëm, është e lidhur ngushtë me qeverinë e Assad dhe liderët në Moskë kanë kundërshtuar ashpër ndërhyrjen ushtarake të amerikanëve në konfliktin e Sirisë.Ende është e paqartë, se si do t’i përgjigjen kësaj kërkese liderët e tjerë të Kongresit, veç Boehner, por delegacioni mund të përballet me një pritje të ftohtë, nëse mbërrijnë në “Capitol Hill”.