Shtëpia e Bardhë mirëpritet aprovimin e Senatit për sulme në Siri

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur votimin në Komitetin e Senatit i cili aprovoi një rezolutë, e cila autorizon një sulm ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Siri.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se masa e miratuar nga Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit amerikan, u ndihmon interesave kombëtare të sigurisë së Shteteve të Bashkuara dhe e ul shkallën e kapaciteteve të armatimit kimik të presidentit sirian, Bashar al-Assad.Rezoluta në mbështetje të përdorimit të forcës ndaj sulmit me armë kimike, për të cilin Uashingtoni fajëson qeverinë e Assadit, u miratua mbrëmë vonë me 10 vota për dhe 7 kundër.Në këtë rezolutë parashikohet që çfarëdo aksioni mund të zgjasë 90 ditë dhe ndalon shfrytëzimin e trupave tokësore.Pritet që për këtë dokument në Senat do të diskutohet javën e ardhshme.