Iran, Rouhani uron hebrenjtë për Vitin e Ri

Duke shënuar një ndryshim të mprehtë nga paraardhësi i tij, i cili mohonte Holokaustin, presidenti i ri i Iranit, Hassan Rouhani, i uroi të mërkurën “të gjithe hebrenjve” një “Vit të Ri të mbarë hebraik”, përmes profilit të tij në Twitter, në gjuhën angleze.“Rosh Hashanah” nënkupton festimin hebraik të Vitit të Ri, i cili nis me rënien e natës së 4 shtatorit e vazhdon deri më 6 shtator. Imazhi i shkëputur nga profili i tij raportohet të jetë marrë nga një sinagogë në Teheran.Rouhani, një klerik i muslimanëve shiitë, u zgjodh president i Iranit në qershor. Ai shihet gjerësisht si një drejtues më i moderuar se sa Ahmadinejad, ndonëse xhesti i tij i vullnetit të mirë, i së mërkurës,ka habitur edhe shikuesit veteranë iranianë.Më pak se 10 mijë hebrenj janë ende në Iran, sipas “JTA”-së, shërbimi informativ hebre, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh hebre në Lindjen e Mesme, përtej kufijve të Izraelit.Minoritetet fetare nuk janë tërësisht të lira të marrin pjesë në qeverinë iraniane dhe shpesh herë përballen me diskriminim, por hebrenjtë dhe të krishterët, në pjesën më të madhe, lejohen të jetojnë dhe të punojnë pa kufizime në Iran.