Afganistan, vritet autorja indiane

Një autorja indiane, e cila do të mbahet mend për arratisjen e saj dramatike nga talebanët duke u bërë një yll i filmave “Bollywood”, është qëlluar për vdekje nga militantët në Afganistan, bëri të ditur policia gjatë së enjtes.Sushmita Banerjee, e njohur edhe si Sushmita Bandhopadhya, u vra jashtë shtëpisë së saj në provincën Paktika, sipas Dawlat Khan Zadran, shefi i policisë së provincës lindore.Ai tha se kryengritës të dyshuar talebanë hynë në shtëpinë e saj gjatë natës së të mërkurës, i mbuluan sytë dhe e lidhën të shoqin, si dhe u larguan me Banerjee.Trupi i saj u gjet të enjten, i hedhur jashtë një medreseje, apo shkolle fetare, në periferinë e qytetit Sharana, i cili është edhe kryeqytet i provincës Paktika. “Ajo kishte rreth 20 vrima plumbash në trupin e saj”, tha Zadran.Banerjee u bë e njohur me librin e saj në vitin 1995, “Një grua bengaleze e Kabuliwala”. Ai tregon historinë e saj të martesës me dashuri dhe transferimit të saj në Afganistan në 1989, për të qëndruar pranë të shoqit. Në të përshkruhen jeta e saj në Afganistan, ngacmimet seksuale nga talebanët dhe rikthimin e saj eventual në Indi.Ajo shkroi një artikull për revistën indiane “Outlook” në 1998, rreth jetës së saj në Afganistan, vend të cilin e përshkruante si tolerant deri në mësymjen e talebanëve në 1993.Në 2003, libri i saj u bë një film “Bollywood”-i, me titull “Arratisja nga talebanët”, pasi filmat e kinematografisë indiane janë tepër popullore në Afganistan.