Kabul, atentat në xhaminë shiite
Të paktën dy besimtarë janë lënduar pasi dy persona të armatosur me kallashnikovë, thika dhe eksploziv sulmuan një xhami shiite në Kabul.Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave sulmi ndodhi në lagjen me dominim shiit, Dashte Barche, në orët e para të së enjtes.Policia deklaron se agresorët mbanin të veshur uniforma policie dhe ishin me kombësi pakistaneze. Të dy ata u vranë pas një beteje të armatosur.Raportohet se edhe besimtarët luftuan kundër tyre. Korrespondenti i BBC në Kabul deklaron se pavarësisht tensioneve mes afganëve sunitë dhe minoritetit shiit, shumica e sulmeve në Afganistan vitet e fundit ka pasur si shënjestër zyrtarët qeveritarë ose forcat e sigurisë.Afganët mendojnë se strehat e sigurta të talebanëve në Pakistan janë shkaku kryesor i rritjes së dhunës në vend.Elementë të shërbimeve sekrete pakistaneze janë akuzuar se mbështesin talebanët dhe u japin atyre strehim në territorin pakistanez, akuzë kjo e mohuar vazhdimisht nga qeveria e Islamabadit.Por gjatë një vizite të bërë muajin e kaluar në Kabul, presidenti afgan Hamid Karzai i bëri thirrje Pakistanit që të lehtësojë bisedimet e paqes mes Afganistanit dhe Talebanëve.