Vriten gjashtë kryengritës në Pakistan
Një sulm që besohet se është kryer nga aeroplanët amerikanë pa ekupiazh raportohet se ka vrarë të paktën gjashtë militantë në zonën klanore të banuar nga komuniteti Pashtun në Pakistan, afër kufirit me Afganistanin.Zyrtarët për siguri të Pakistanit kanë thënë se dy raketa janë hedhur në mëngjesin e sotëm në një zonë të fshatit, Dargah Mandi në Ëazirstanin verior.Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se të gjithë të vrarët kanë qenë kryengritës.Zona ku është kryer sulmi njihet si një prej rajoneve që kontrollohen nga rrjeti Haqqani, që rregullisht sulmon forcat amerikane në Afganistan nga vendet ku fshehen në malet e Pakistanit.Pakistani i kundërshton sulmet amerikane me aeroplan pa pilot, të cilat i vlerëson si shkelje e sovranitetit të saj.Analistët thonë se SHBA-të e kanë reduktuar përdorimin e tyre gjatë viteve të fundit.Gjatë këtij viti, deri më tani raportohet se janë kryer vetëm 20 sulme të tilla.