Përplasen mbi 130 makina në Britaninë e Madhe
Dhjetra njerëz janë plagosur ndërsa rreth 130 automjete janë përfshirë në një aksident në Kent të Britanisë së Madhe. Aksidenti në urën Sheppy ndodhi si pasojë e mjegullës së dendur që kishte pushtuar zonën. Skenat janë të ngjashme me ato të filmave Hollivudianë. Zjarrfikësit thanë se kishin nxjerrë nga automjtet e tyre pesë persona që ishin bllokuar.Një dëshmitar tha se shikueshëmria ishte e pakët në kohën e aksidentit. Disa dëshmitarë të tjerë thanë se automjetet u përplasën me njëra tjetrën për rreth 10 minuta. Martin Stammers, tha se skena ishte e "tmerrshme".Stammers tha se bashkë me djalin e tij vrapoi për të paralajmëruar makinat e tjera për të ulur shpejtësinë. Më vonë, një grua erdhi deri tek ne me ngashërim duke thënë, 'faleminderit, faleminderit' ju shpëtuat jetën time", tha ai.Autoritetet thanë se ka pasur një numër të lënduarish, por fatmirësisht nuk kishte vdekur.