Power: Rusia po e bllokon Këshillin e Sigurimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2013, 10:08
Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power, ka akuzuar Rusinë se po mban “peng” Këshillin e Sigurimit për krizën në Siri.Power ju ka thënë gazetarëve në Nju Jork të enjtën se Rusia rregullisht e ka përdorur veton e saj ose për të bllokuar veprimet e Këshillit të Sigurimit kundër Sirisë apo për të bllokuar Këshillin thjesht për të lëshuar deklarata.Power ka thënë se ajo nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo sjellje do të ndryshojë. Power ka shprehur skepticizmin rreth deklaratave të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin se Rusia, “nuk përjashton” përkrahjen e intervenimit ushtarak kundër Sirisë nëse verifikohet se regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad ka kryer sulm kimik më 21 gusht