Egjipt, atentat ndaj ministrit të Brendshëm, shpëton mrekullisht

Ministri i Brendshëm i Egjiptit, Mohammed Ibrahim, i mbijetoi një sulmi me bombë, që shënjestroi automjetin e tij ndërsa po qarkullonte në kryeqytetin Kajro.Disa orë pas sulmit, Ibrahim u shfaq në Televizionin Shtetëror Egjiptian për të denoncuar këtë “tentativë të poshtër vrasje”.Disa truproja, pjesë e autokolonës së tij të sigurisë dhe një fëmijë mbetën të plagosur, nga shpërthimi i ndodhur pranë banesës së ministrit në Nasr.Askush nuk ka marrë ende përsipër këtë sulm, ndërsa lideri i Vëllazërisë Muslimane, Amr Darrag, theksoi se “dënonte ashpër” atë që kishte ndodhur.Ndërkaq edhe koalicioni islamik opozitar egjiptian e ka dënuar atentatin me bombë të së enjtës ndaj konvojit të ministrit të brendshëm të këtij vendi, Mohammed Ibrahim në Kajro."Sulmi me bombë duhet të dënohet pavarësisht asaj se kush janë autorët”, ka deklaruar Aleanca kundër Grusht-shtetit, duke e cituat një nga anëtarët e saj kryesor.Në rolin e ministrit të Brendshëm, Ibrahim kontrollon policinë e shtetit, e cila është përgjegjëse për një seri arrestimesh ndaj eksponentëve më të lartë të Vëllazërisë.