Siria lë në hije çështjet ekonomike në takimin e G20-ës

Çështjet ekonomike janë lënë në hije gjatë takimit të grupit të 20 shteteve më të industrializuara në qytetin verior rus të Shën Petersburgut pasi kriza në Siri ka qënë në fokust të takimit.Samiti po mbahet në një kohë tensionesh mes presidentit amerikan, Barack Obama, i cili ka bërë thirrje për një aksion ushtarak kundër Damaskut si përgjigje ndaj dyshimeve për sulm kimik dhe presidentit rus, Vladimir Putin, kritiku më i zëshëm i planit për ndërhyrje ushtarake."Disa pjesëmarrës më kanë pyetur që të caktoj kohë dhe mundësi për diskutim për tema të tjera që nuk janë të përfshira në agjendën tonë fillestare, por që janë shumë të rëndësishme dhe tema që nuk presin të politikës ndërkombëtare, veçanërisht situata në Siri”, ka thënë Putin.Bashkimi Evropian, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika Jugore gjithashtu janë shprehur kundër një ndërhyrje ushtarake, ndërsa Papa Françesku përmes një letre dërguar liderëve në këtë takim ka thënë të “lënë anash ndjekjen e kotë të një zgjidhjeje ushtarake”Liderët e BE-së e kanë përshkruar sulmin e 21 gushtit në afërsi të Damaskut si “të neveritshëm”, por kanë thënë “nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit në Siri”.Sidoqoftë, kryeministri britanik ka theksuar se dëshmitë që regjimi i presidentit Bashar al Assad ka kryer sulm kimik kundër popullatës së vet, po shtohet çdo herë e më shumë."Ne kemi kontrolluar disa mostra që i kemi marrë nga Damasku në laboratorin “Porton Down” në Britani dhe aty verifkohet edhe më shumë përdorimi i armëve kimike në periferi të Damaskut”, i ka thënë Cameron televizionit publik, BBC.