Milley: Afro 100 ushtarë afganë vriten çdo javë

Gjenerali amerikan, Mark Milley, ka thënë se talibanët nuk janë në gjendje të përmbysin qeverinë në Kabul, por ata kanë aftësi për të luftuar “për një kohë të gjatë”.Gjenerali Milley, që është zëvendëskomandant i forcave amerikane në Afganistan, këto komente i ka bërë mbrëmë para gazetarëve gjatë një video konference nga selia e tij  në Kabult të Afganistanit.Sipas tij, nga 50 deri në 100 ushtarë afganë vriten në luftë çdo javë.Ai theksoi se forcat amerikane po ndihmojnë trupat afgane për të përmirësuar taktikën e tyre, për ndërmarrjen e evakuimeve mjekësore dhe për t’i minimizuar viktimat nga sulmet me bomba.