Rusia deklaron se ka dëshmi që armët kimike u përdorën nga rebelët sirianë

Një raport i eskpertëve rusë tregon për një armë të improvizuar që është përdorur në një sulm kimik në afërsi të qytetit sirian, Aleppo në muajin mars, armë kjo që është e ngjajshme me atë që është krijuar nga rebelët.Lajmi është bërë i ditur nga ministria e jashtme ruse, të mërkurën.Përmes një deklarate, ministria ka sygjeruar se të gjeturat ruse po injorohen dhe në të gjithashtu thuhet se shtetet po e fajësojnë qeverinë siriane për sulm kimik në afërsi të Damaskut ndërsa po i injorojnë dëshmitë që flasin për të kundërtën.