SHBA thirrje Presidentit iranian: Liro të burgosurit amerikanë
Shtetet e Bashkuara sërish kanë apeluar Iranin që të ndihmojë tre amerikanët që t’iu kthehen familjeve të tyre pas mbajtjes së gjatë në paraburgim, në këtë shtet.Departamenti amerikan i shtetit, përmes një deklarate të publikuar të mërkurën ka thënë se SHBA-të “me respekt” janë duke kërkuar ndihmë nga presidenti i ri iranian, Hassan Rohani, i cili shihet si më i moderuar se pararendësi i tij.Analistët thonë se kërkesat e mëparshme që i janë presidentit, Mahmud Ahmedinaxhad kanë pasur gjuhë pak më të ashpër.Robert Levinson, ishte zhdukur në ishullin Kish në Iran, në mars të vitit 2007.Departamenti i shtetit kishte njoftuar gjithashtu se një ish marins amerikan, Amir Hekmati, është paraburgosur në gusht të vitit 2011.Saeed Abedini i cili është paraburgosur në shtator të vitit 2012 me akuzat që kanë të bëjnë me besimin e tij fetar, është raportuar se është abuzuar fizikisht në burgun iranian.