Daçiç ndryshon qeverinë: Bisedimet me Prishtinën, kapitull i ri

Ligjvënësit e Serbisë sot do ta fillojnë debatin mbi ministrat e ardhshëm në qeverinë e rikonstruktuar të drejtuar nga kryeministri Ivica Daçiç, kurse qeveria e re do të miratohet sot kur edhe ministrat do të japin betimin.Rikonstruktimit të qeverisë i parapriu Ligji mbi ministritë i miratuar dje në Kuvendin e Serbisë sipas të cilit qeveria e re do të ketë 18 ministri, dhe debati disa mujor i zhvilluar në kuadër të partive të koalicionit – Partisë Përparimtare Serbe (SNS) e drejtuar nga nën-kryeministri Aleksandar Vuçiq dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) drejtuar nga kryeministri Ivica Daçiç.Këta të dy kanë marrë vendimin që nga koalicioni qeverisës të largohet Partia e Rajoneve të Bashkuara të Serbisë (URS) e drejtuar nga Mllagjan Dinkiç i cili edhe ka ushtruar postin e ministrit të Financave dhe të Zhvillimit Ekonomik.Vuçiç ka deklaruar më herët se qëllimi i rikonstruktimit nuk është kozmetik vetëm ndërrimi i ministrave, por përcaktimi i objektivave dhe përgjegjësive të reja që duhet t’i realizojë qeveria. Këto objektiva janë: konsolidimi financiar, zhvillimi ekonomik dhe shtimi i punësisë, luftimi i kriminalitetit dhe korrupsionit, integrimet evropiane dhe zbatimin i marrëveshjeve të Brukselit mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.Anëtarët e koalicionit qeverisës, Daçiç e Vuçiç janë marrë vesh që në qeverinë e rikonstruktuar të zgjidhen njerëzit të cilët do të angazhohen për përmbushjen e këtyre objektivave, prandaj edhe midis ministrave ka ekspert dhe personalitete jashtëpartiak nga vendi dhe bota.Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se me nisjen e negociatave me Prishtinën është hapur një kaptinë e re pasi, sipas tij, marrëveshjet që kanë dalë nga to, si çështja e zgjedhjeve lokale edhe në veri të Kosovës, u mundëson serbëve që të kenë përfaqësuesit e tyre të ligjshëm, të njohur edhe ndërkombëtarisht.Duke rikujtuar se Serbia ka kaluar nëpër krizën historike ku janë sjellë në pikëpyetje interesat kombëtare e shtetërore...me luftërat, shkëputjen me dhunë të një pjese të territorit, standardet e dyfishta të bashkësisë ndërkombëtare...dhe me humbjen e çdo perspektive, Serbia sipas Daçiçit, ia ka dalë të bëjë hapat më të mëdhenj përpara.“I kemi nisur negociatat me Prishtinën, duke hapur tërësisht një kaptinë të re për pjesëtarët e popullit tonë në Kosovë e Metohi. Kaptinë e cila do t’u mundësojë të jenë të njohur ndërkombëtarisht dhe të pranuar si subjekt politik, dhe zëri i të cilëve nderohet e respektohet, por i cili njëkohësisht do t’i mbrojë dhe do t’ ju mundësojë jetë normale, pa frikë nga dominimi i kujdo qoftë dhe ndarje me dhunë nga Serbia”, tha Daçiç.