Mesiç: Europa t'i bëjë presion Greqisë për emrin
Ish kryemistri i Kroacisë, Stipe Mesiç deklaroi se, Evropa nuk po i bën presion të mjaftueshëm Greqisë për të shpejtuar zgjidhjen e çështjes së emrit kushtetues të Maqedonisë.“Për palën maqedonase, kontesti për gjuhën dhe emrin kushtetues është çështje e thellë kombëtare. Ndërsa për palën greke kjo është një çështje politike, e cila duhet të zgjidhet në mënyrë politike. Çështja e emrit nuk ka asnjë ndikim mbi jetën e qytetarëve në Greqi. Pala greke nuk ka mirëkuptim të mjaftueshëm, dhe mua më duket se Evropa nuk po i bën presion të mjaftueshëm Greqisë për ta shpejtuar zgjidhjen e këtij kontesti bilateral”, deklaroi Mesiç, gjatë një vizite në Ohër ku edhe realizoi një takim protokollar me kryetarin e komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski.Ai tha se, Bashkimi Evropian do të jetë i hendikepuar derisa të gjitha shtetet nga Evropa Juglindore nuk do të jenë anëtare të barabarta në këtë organizatë supranacionale.