Dita e personave të pagjetur, në Ballkan ekzistojnë 11 859 të zhdukur

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për ata njerëz që kanë humbur gjurmët në konflikte apo rrethana të tjera.Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar ka bërë të ditur se në rajonin e Ballkanit mbeten edhe 11,859 persona të pagjetur nga luftërat e viteve 1990.Organizata sqaron se në Bosnjë nuk është zbardhur fati i 7,886 personave, në Kroaci i 2,246 dhe në Kosovë i 1,727.Komiteti i Kryqit të Kuq u ka bërë thirrje autoriteteve në rajon që të shtojnë përpjekjet për zgjidhjen e këtij problemi humanitar.