OKB diskuton për Kosovën, paraqitet raporti tre mujor i Ban Ki Moon
"Marrëdhëniet me Serbinë do të normalizohen kur ajo të njohë pavarsinë e Kosovës",- kështu është shrehur Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj, gjatë seancës në selinë e OKB-së ku është shqyrtuar raporti i radhës tremujor për Kosovën, i Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate, Ban Ki Mun. Kreu i diplomacisë kosovare, kërkoi që Republika e Kosovës të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara pasi ajo ka bërë përparime në shumë fusha si dhe ndryshimin e rezolutës 1244.Para anëtarëve të KS të OKB-së, Hoxhaj ka prezantuar zhvillimet kryesore politike që kanë ndodhur në Kosovë, gjatë tre muajve të fundit. Ai ka raportuar për të gjitha pikat e marrëveshje së 19 Prillit me Serbinë, ndërsa ka theksuar progresin e Kosovës drejt integrimit në BE dhe ruajtjen e stabilitetit dhe progresit të arritur në një numër çështjesh të brendshme.Minitri i Jashtëm kosovar, gjatë raportimit të tij ka theksuar tendencën e Beogradit për t'iu shmangur përmbushjes së detyrimeve që lindin nga marrëveshja mes dy shteteve. "Beogradi po shmanget nga detyrimet për zbatimin e marrëveshjes. Ata po tentojnë të shtrembërojnë thelbin e normalizimit", tha Hoxhaj.Në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, nuk morrën pjesë kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç. Ato janë përfaqësuar nga ministrat e Jashtëm, Hoxhaj dhe Mirkiç.Minsitri serb, Ivan Mirkiç, nga ana tjetër tha se "Prishtina nuk ka qënë bashkëpunuese në zgjidhjen e problemeve të minoriteteve, Kosova nuk është angazhuar për zbatimin e marrëveshjes,- tha ministri serb.Raporti i ri i Sekretarit Ban Ki Moon, përfshin periudhën 23 Prill me 15 Korrik, ku ai vlerëson hapat pozitivë të Prishtinës dhe Beogradit që, sipas tij "çuan në marrëveshjet historike dhe në një progres themeltar drejt normalizimit të marrëdhënieve".Ndër çështjet që duhet të kenë prioritet për t'u zgjidhur, Sekretari i Përgjithshëm përmend "rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës”.