Haradinaj: Të hiqen logot në fletvotime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se mbajtja e zgjedhjeve lokale të 3-Nëntorit, në veri të vendit është shumë e rëndësishme dhe për këtë mund të anashkalohet çështja e logos së fletëvotimeve.Lideri i AAK-së, gjatë një konference për media, vlerësoi se nëse arrihet të mbahen zgjedhjet në veri,  Kosova do të fitojë shumë ndaj qeveria duhet të bëj kompromise.Ndërkaq raundin e 15 të dialogut në Bruksel, mes Kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, nuk është arritur marrëveshje përsa i përket përdorimit të simboleve shtetërore në fletëvotimet e KQZ-së në katër komunat në veri.