Lezhë, problemet e pagesës sociale, shkaktarët të vendosen përpara përgjegjësisë ligjore

Personat dhe institucionet që kanë shkaktuar probleme sociale për pagesën e paaftësisë prej më shumë se 2 muajsh, duhet të vihen para përgjegjësisë.Kështu është shprehur ndihmëskomisioneri i Avokatit të Popullit, gjatë takimit me grupet e interesit në Lezhë, të prekura nga kjo situatë. Ndihmëskomisionerët e Avokatit të Popullit, kanë kërkuar që çështja të marrë zgjidhje të menjëhershme.Problemet financiare të trashëguara që nga viti 2012, janë edhe shkaktarë të kësaj situate me pagesën e paaftësisë në bashkinë e Lezhës. Pagesa e paaftësisë ka sjellë reagime të shumta të qytetarëve lezhjanë, të cilët kërkojnë që kjo situatë të marrë zgjidhje të menjëhershme.