Arvizu takon Bashën: Roli i PD-së në opozitë, “Në krye të autobuzit duhet të jenë të gjithë”
Në ditën e parë në shtëpinë e re, miku i parë ka qënë ambasadori i SHBA-së në Tiranë , Aleksandër Arvizu. I shoqëruar edhe nga zëvendës ambasadori, Herni Zhardin, kryediplomati i SHBA-së iu drejtua ish godinës së SHQUP, tashmë selia e re e PD-së, për të biseduar për afro 1 orë me kreun e demokratëve, Luzlim Basha.Takimi ka koinçiduar edhe me ditën e parë të punës në selinë e demokratëve, andaj mirëseardhja i është uruar edhe nga eksponentë të tjerë të PD-së.Por në përfundim të tij, ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i bindur për interesin e gazetarëve për pronësinë e SHQUP, tha se ambasada kishte ndjekur polemikat , por nënvizoi se SHBA nuk mban asnjë anë mbi çështjen. Për ambasadën amerikane, interesi i vetëm, është zbatimi i ligjit.“Dëshiroj të vlerësojë vendodhjen ku u takuam sot. Çështja e kësaj prone ka qënë subjekt i polemikave të ndryshme. SHBA-të nuk marrin anësi për sa i përket kësaj, por ajo që ne mund tu këshillojmë është përmbajtja e shtetit ligjor dhe objektiviteti”, tha Arvizu.Dhe si për të shuar çdo aludim që e lidhnin takimin e tij me kreun e PD-së pikërisht në ditën kur u inagurua selia e demokratëve, ambasadori tha:Ky takim ishte parashikuar të zhvillohej më herët dhe ishte menduar të takoheshim në selinë blu. Më pas u njoftuam që Partia Demokratike kishte lëvizur këtu dhe ishte i gatshëm të na priste dhe kjo shpjegon arsyen pse ndodhemi këtu sot”, sqaroi Arvizu.Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se i kishte shprehur ambasadorit amerikan vendosmërinë e demokratëve për të bërë një opozitë të fortë.“Sot kam pritur në selinë e re të PD-së, ambasadorin Arvizu dhe bashkpunëtorët e tij. Ky ishte takimi im i parë në detyrën time si kryetar i Partisë Demokratike. Në këtë takim shkëmbyem pikëpamjet tona mbi një sërë çështjes, që nga proçesi zgjedhor i 23 Qershorit, perspektiva e PD-së mbi të ardhmen e vendit, Integrimin Europian dhe bashkëpunimin euroatlantik, dhe roli i PD-së si një opozitë e fortë ballore, krijuese dhe moderne në mbrojtje të interesit publik dhe të qytetarëve”, u shpreh Basha.Ky ishte takimi i dytë i ambasadorit amerikan me kreun e ri të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.