ÇEZ shërbime të reja On-line, Dollapi: Përmirësim të shërbimeve për qytetarët

Kompania CEZ Shpërndarje i ka sjellë të gjithë klientëve më shumë shërbime On-line  me më pak para. Në një konferencë, administratori i CEZ, Sahit Dollapi, u shpreh se vendosja e këtyre sistemeve ka kushtuar rreth 1.2 milion dollarë më pak në krahasim me kostot e kompanisë çeke. Sipas Dollapit, këto shërbime do të ndikojnë në përmirësimin e ndjeshëm të shërbimit që i ofrohet qytetarëve shqiptarë.Ndërkohë që drejtori i IT në CEZ Shpërndarje, prezantoi disa nga risitë që ofrojnë programet. Në bazë të tyre, abonentët do të informohen për difektet kudo që ndodhin si dhe do të paguajnë më lehtë faturat e tyre On-line.Me shtimin e shërbimeve On-line, Kompania CEZ Shpërndarje, synon që tu ofrojë të gjithë abonentëve më shumë risi por njëkohësisht edhe më shumë komoditet.