Çeki, presidenti pritet të vendosë datën e zgjedhjeve të parakohshme

Presidenti çek, Milos Zeman do të vendosë që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 25 dhe 26 tetor nëse Dhoma e Ulët të këtij shteti voton për shpërndarjen e Parlamentit.Njoftimi është bërë i ditur nga zyra e presidentit çek, vendim ky në përpjekje për t’i dhënë fund bllokadës politike që e ka përfshirë këtë shtet prej kohësh.Dhoma e Ulët e Parlamentit pritet që të kalojë mocionin për shpërndarje duke i hapur rrugë zgjedhjeve pasi kabineti i kryeministrit Jiri Rusnok, dështoi që të fitojë votëbesimin gjatë këtij muaji.Partitë e kanë akuzuar Zemanin se po gllabëron pushtet duke e vendosur Rusnokin kundër dëshirës së tyre pasi qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë ra për shkak të skandalit për spiunazh dhe rushfet në muajin qershor.