Rusi, Navalni rrezikon t'i hapet një çështje penale
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Rusi ka thënë se ka dëshmi se fushata zgjedhore për kreun e Moskës i kritikut të ashpër të Kremlinit, Aleksei Navalni është duke u financuar ilegalisht nga jashtë.Zyra ka njoftuar të hënën se akuzat e javës së kaluar të bëra nga partia Liberale Demokratike për financimin e huaj të fushatës së Navalnit janë konfirmuar.Sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm, më shumë se 300 donatorë të huaj të identifikuar dhe anonim nga 46 shtete kanë dhënë para për Navalnin dhe shefat e fushatës së tij.Kjo zyrë tani i ka dërguar të dhënat te hetuesit të cilët mund të hapin një rast penal.Shefi i fushatës zgjedhore të Navalnit, Leonid Volkov ka thënë të hënën se llogaria e fushatës “nuk ka pranuar asnjë donacion nga individë të huaj”.