Dhuna në Irak, SHBA shpërblim për informacione
Pas valës së dhunës që tronditi nga themelet Irakun në festën e madhe të Fiter Bajramit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofruan 10 milionë dollarë shpërblim, për atë që do të japë informacione për kapjen ose eliminimin e kreut të al-Kaedës në vend.Iraku, i cili po rrezikon gjithmonë e më shumë të rrëshqasë në luftë civile të motivuar nga urrejtja ndërfetare, përjtoi një valë sulmesh që lanë 64 të vdekur dhe 190 të plagosur.Në një deklarëtë, këtë të dielë, Departamenti i Shtetit fajësoi kryesisht al-Kaedën për sulmet e ndodhura në vend.Dega irakene e organizatës më famëkeqe terroriste drejtohen nga Abu Bakr al-Baghdadi dhe shpërblimi prej 10 milionë eurosh për kokën e tij, është shpërblimi i dytë më i madh i Uashingtonit, duke u tejkaluar vetëm nga ai për liderin e Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri.