Vriten tre ushtarë të NATO-s në Afganistan

NATO-ja ka bërë të ditur se tre ushtarë të saj janë vrarë nga një sulm në lindje të Afganistanit.Aleanca Veriatlantike ka thënë se 3 ushtarë të saj kanë gjetur vdekjen të dielën, por nuk ka zbuluar rajonin e saktë të sulmit dhe as nacionalitetin e ushtarëve.Këta janë ushtarët e parë të NATO-së që vriten këtë muaj në Afganistan.Forca e udhëhequr nga NATO-ja ka rreth 100,000 trupa ndërkombëtare në këtë vend, 68,000 prej të cilave janë nga Shtetet e Bashkuara.Të gjitha trupat luftarake të NATO-s do të lënë Afganistanin në fund të vitit 2014.