Egjipt, ushtria largon sot protestuesit pro-Morsi

Kundërshtarët e presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi në Egjipt u kanë bërë thirrje mbështetësve të tij që ti japin fund protestave dhe bllokimit që i kanë bërë shesheve të Kajros."Është koha për ti dhënë fund pushtimit të shesheve" thuhet në një reagim të kundërshtarëve të presidentit të rrëzuar nga pushteti.Ndërkohë zyrtarët në Egjipt kanë thënë se forcat e sigurisë pritet nisin shpërndarjen e dy kampeve të protestuesve që janë krijuar nga përkrahësit e presidentit islamik në Kajro, pasi ushtria e hoqi atë nga pushteti para më shumë se një muaji.Përkrahësit e Morsit kanë thënë se ata do të vazhdojnë protestat e tyre derisa Morsi të rikthehet në pushtet.Më shumë se 250 persona janë vrarë përgjatë përleshjeve që prej se ushtria e hoqi presidentin islamik nga pushteti më 3 korrik, disa ditë pas protestave masive që kërkonin dorëheqjen e tij.Që pas rrëzimit të Morsit mbështetësit e tij kanë organizuar tubime proteste për të kërkuar rikthimin në pushtet.