Izraeli liron grupin e parë të palestinezëve

Izraeli ka vendosur lirimin e 26 të burgosurve palestinezë sipas një marrëveshje që ka për qëllim vazhdimin e dialogut për paqe të nxitur nga SHBA-të.Sipas këtij vendimi 104 të burgosur do të jenë të lire ndërsa 78 të tjerë do të lirohen gjatë nëntë muajve të ardhshëm nëse bisedimet për paqe vazhdojnë.Qeveria izraelite ka vendosur gjithashtu edhe për ndërtimin e më shumë se 1000 shtëpive të reja për banorët hebre në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.Vendimi i së dielës është ndërmarrë para një raundi të ri të bisedimeve izraelito–palestineze që është parashikuar të nisin të mërkurën në Izrael dhe Bregun Perëndimor.Bisedimet janë ndërprerë në vitin 2010 për shkak të ndërtimeve izraelite në territorin e okupuar palestinez.Megjithë zemërimin e palestinezëve, kryenegociatori Saeb Erekat ka thënë se ata mbesin të “përkushtuar” që t’i jepet përpjekjeve të fundit për paqe “çdo mundësi që e meriton”.Mbi gjysmë milioni izraelit jetojnë në një dyzinë vendbanimesh që janë ndërtuar nga Izraeli në tokën që është marrë nga ata në vitin 1967 gjatë luftës së Lindjes së Mesme.Shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron këto ndertime si ilegale.Palestinezët e duan këtë tokë si pjesë të shtetit të tyre të së ardhmes që ata shpresojnë se do arrijnë ta krijojnë në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës.