Slloveni, rritet papunësia,117.143 të papunë gjatë korrikut

Pas statistikave alarmante te papunësisë në Greqi edhe Sllovenia ,shteti i 12 i Eurozonës,ka regjistruar për muajin korrik 117.143 të papunë. Sipas zyrës së statistikave në vënd, bëhet fjalë për një rritje prej 0.5 për qind krahasuar me qershorin dhe 9.6 për qind që prej korrikut të vitit të kaluar.Këto janë shifrat e para të rritjes së numrit të papunësisë në pesë muajit e fundit. Në korrik ishin 8.675 të papunë të rinj, 44.1 për qind më shumë se në qershor dhe 1.3 për qind më pak se në korrikun e vitit të kaluar.Ndërsa shumica e të papunëve janë kryesisht persona të cilëve u ka skaduar kontrata e punës. Zyra e statistikave ka sqaruar se trendi i rritjes së papunësisë pas pjesës së parë të vitit për shkak të përfundimit të kontratave është diçka e zakonshme.Ndërsa në këtë kategori shtohen dhe të rinjtë të cilët kërkojnë punë për herë të parë. Për 2013-ën është regjistruar gjithashtu një rritje e pushimeve nga puna për shkaqe ekonomike.Ndërkaq Greqia sipas Institucionit Helen të Statistikave, Papunësia arriti rekordin e ri në muajin maj, duke prekur kuotën 27.6 për qind me grupmoshën më të prekur të mbetët ajo e 15-24 vjeç.