Norvegji, kryeministri maskohet si shofer taksie
Kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg është maskuar si shofer taksie dhe në mënyrë sekrete ka shëtitur pasagjerët nëpër Oslo, një veprim ky që po vlerësohet i çuditshëm në kuadër të fushatës zgjedhore.Partia Liberale e Stoltenbergut ka publikuar pamje filmike të dielën duke shfaqur momente kur pasagjerët e kanë kuptuar se shoferi i taksisë është në fakt kryeministri i vendit.Stoltenberg ka thënë se ai ka vepruar kështu sepse dëshiron që të zbulojë se “çfarë mendojnë njerëzit”.Ai ka thënë se “njerëzit me të vërtetë e thonë atë që e mendojnë për shumicën e gjërave” kur janë në një taksi.Zëdhënësja e Partisë Liberale, Pia Gulbrandsen ka thënë se një kompani reklamash ka ndihmuar në realizimin e këtij veprimi.Zgjedhjet parlamentare të Norvegjisë do të mbahen më 9 shtator.Sipas sondazheve Partia Liberale e Stoltenbergut është në balotazh nga partia opozitare konservatore.