Papa uron myslimanët për përfundimin e Ramazanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2013, 15:08
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, ka uruar myslimanët për përfundimin e Ramazanit dhe ka bërë thirrje për më shumë mirëkuptim midis të krishterëve dhe myslimanëve.Duke folur para dhjetëra-mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa u është referuar myslimanëve si “vëllezërit tanë”.“Do të doja të shpreh urimet e mia për myslimanët në gjithë botën, për vëllezërit tanë, të cilët sapo kanë festuar fundin e Muajit të Ramazanit, të përkushtuar sidomos për agjërim, lutje dhe bamirësi”, ka thënë Papa.Ai po ashtu u ka bërë thirrje të krishterëve dhe myslimanëve që të promovojnë respekt për njëri-tjetrin, “sidomos përmes edukimit të brezave të rinj”.