Tjetër tragjedi në brigjet italiane, mbyten 6 emigrantë
Një tjetër tragjedi është regjistruar në brigjet e jugut te Italisë, ku ditën e sotme janë gjetur trupat e pajetë të gjashtë emigrantëve që vinin nga vendet afrikane dhe ato arabe tashmë në konflikte ushtarake.Gjatë një zbarkimi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Katania, gjashtë prej tyre kanë humbur jetën pasi nuk dinin të notonin, bën të ditur agjencia e lajmeve italiane "ANSA". viktimat ishin të gjithë të rinj nën moshën 30 vjeç, mes tyre është edhe një minoren, një djalë mes 13 dhe 15 vjeçTrupat e tyre janë vendosur në thasë plastikë dhe janë transferuar për në morgun e spitalit, ndërkohë që prokuroria e Katanias ka kërkuar mbikëqyrjen e kufomave.Nga hetimet e para të policisë ka rezultuar se ata janë mbytur në tentativë për të arritur bregun, pasi varka me të cilën po udhëtonin u mbyt kur ndodhej rreth 15 metra larg.Klandestinët, të cilët nuk dinin not, kanë përfunduar në një kanal të thellë disa metra dhe nuk kanë mundur të reagojnë. Ata ishin pjesë e një grupi prej 120 emigrantësh që ndodheshin në bordin e një anijeje peshkimi.Mes tyre kishte edhe gra e fëmijë shumë të vegjël, të cilët u shpëtuan nga forcat e rendit dhe roja bregdetare, që i ka transferuar në një qendër kujdesi shëndetësor.Ndërkaq në birgjet e qytetit tjetër siçilian të Sirakuzës kanë zbarkuar rreth 40 emigrantë të tjerë, të gjithë shtetas sirianë, mes të cilëve gra dhe fëmijë.