Indonezi, shpërthen vullkani, 6 të vdekur

Gjashtë persona kanë humbur jetën nga llava e vullkanit që ka shpërthyer në lindje të Indonezisë.Agjencia për Menaxhimin e Katastrofave ka bërë të ditur se vullkani Moun Rokatenda, i cili ndodhet në ishullin Palue, ka shpërthyer të shtunën në mëngjes.Ndërkaq rreth 3.000 njerëz janë evakuuar nga zona. Indonezia është zonë aktive e tërmeteve dhe vullkaneve pasi shtrihet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit.